Transmetuar më 14-12-2017, 10:44

Një familje ka përjetuar momente terrori në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku katër persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur.

Rreth orës 07:15, në sallën operative të policisë së Shkodrës ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S., për të vjedhur.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se autorët e grabitjes, nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur më shumë mbi sa ka ndodhur.

Ndërkohë që nga ana e uniformave blu janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë. /a.y/noa.al