Transmetuar më 14-12-2017, 09:51

Një kalimtare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë 23-vjeçari A.Xh., banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Mësohet se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në policinë e Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al 

Foto ilustruese