Transmetuar më 14-12-2017, 09:22

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe është përdhunuar, ndërkohë që një vajzë tjetë19 vjeçe është tentuar të trafikohej, nga një burrë nga Kuçova.

Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë, është vënë në prangat e policisë së Beratit, i akuzuar se ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë13- vjeçare.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i 49-vjeçarit, këtë të enjte.

Ai akuzohet se ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G., 19 vjeçe.

Po ashtu nga hetimet e policisë ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, policia nuk bën me dije detaje të tjera lidhur me të dy rastet.

Ndërkohë ndaj Eminit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. /a.y/noa.al