Transmetuar më 14-12-2017, 07:29

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane i kapur me kokainë, teksa lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ka qenë duke lëvizur në autostradën e provincës së Potenza në Itali, me “ngarkesën” me vete.

Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari jetonte në Shqipëri dhe se në Itali ndodhej përkohësisht.

Gjatë kontrollit të policisë u gjet 1 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe që me vlerë tregu shkon rreth 60 mijë euro.

Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, ndërkohë që vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë./a.y/noa.al