Transmetuar më 13-12-2017, 18:59

Një person është gjetur i pajetë në ambientet e brendshme të një shtëpie të braktisur.

Ka qenë një telefonatë në sallën Operative Vlorë që ka njoftuar për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “4 Heronjtë”.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se trupi i përkiste një të riu, i identifikuar vetëm me inicialet E.D, 23 vjeç.

“Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga kqyrja paraprake e kufomës,  është konstatuar  në pjesën e barkut një shiringë”, sqaron policia.

Më herët, edhe familjarët e të ndierit kanë njoftuar në polici, duke denoncuar se është larguar nga shtëpia.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën  mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese