Transmetuar më 13-12-2017, 17:11

Prej më se dy orësh Komisioni i Ligjeve po vijon seancën dëgjimore me kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm, të cilët po shpalosin platformat e tyre, se pse duan të marrin drejtimin e organit të akuzës.

I pari që nisi ishte kandidati Arqile Koça, i pasuar nga Arta Marku dhe më tej Artur Selmani.

Kandidati për vendin e Adriatik Llallës, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Artur Selmani tha se, reforma në drejtësi do ndryshojë mendësinë e vjetër.

“Kthimi i besimit të publikut duhet të vijë jo vetëm nga puna e prokurorëve, por duhet ndihmuar edhe nga faktorë të jashtëm si politika”, u shpreh ai.

I pyetur nga socialistja Vasilika Hysi, mbi faktin se si nuk ka kryer ende një doktoraturë. Selmani e justifikoi këtë mangësi në aspektin akademik me faktin që Prokuroria në vite nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur.

Komisioni i Ligjeve ka nisur pasditen e sotme seancën dëgjimore me shtatë kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në mungesë të opozitës, e cila ka bojkotuar punimet e mbledhjes së sotme.

Përveç PD, as LSI nuk është bërë pjesë e mbledhjes. Kandidatët në garë për postin e kreut të akuzës, janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Besnik Muçi, Granit Shehu, Ermira Tafani dhe Artur Sulemani janë në garë për të pasuar Adriatik Llallën në detyrë.

Të gjithë kandidatët do të zhvillojnë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe më pas, të shtatë emrat do të shkojnë në seancë plenare për t’u votuar. /a.y/noa.al

“Kryeprokurori”, kandidatja Marku: Prokuroria në kaos, emërimet s’kanë lidhje me meritën

Seanca dëgjimore për kryeprokurorin, kandidati Koça: S’kam platformë, pozicion i përkohshëm