Transmetuar më 13-12-2017, 16:57

Festa fundviti të pabesueshme për një endacak 50-vjeçar i cili teksa gërmonte në aeroportin e Parisit, në Francë, u mbështet gabimisht tek një portë e cila çonte në lokalet e një kompanie transporti fondesh.

Ai hyri dhe mori disa thasë me para, duke u larguar i pashqetësuar nga askush.

Prej tij nuk dihet asgjë, përveç faktit se ka plot 300 mijë euro “në xhep”.

Ngjarja e raportuar nga “Le Parisien”, ndodhi në terminalin 2F në aeroportin Roissy – Charles de Gaulle, këtë fundjavë.

Ishin pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ato që sinjalizuan punonjësit e sigurisë për ngjarjen.

Në pamje shihej një person me dy thasë të mëdhenj të bardhë plotë me para, ku endacaku pa përreth dhe u zhduk. /a.y/noa.al