Transmetuar më 13-12-2017, 16:27

Në kohët e sotme, mesa duket edhe kafeja që konsumoni dhe mënyra se si e zgjidhni atë, tregon shumë për personalitetin tuaj.

Sipas asaj që raporton "The Telegraph, një studim së fundmi i kryer nga Universiteti i “Innsbruck” në Austri, i ndan tiparet e individëve në katër grupe, në varësi të kafesë që konsumojnë.

Sigurisht që ky studim nuk mund të thuhet se tregon të gjitha aspektet e individit, por një pjesë të detajeve, gjithnjë në bazë të kafesë që zgjidhni: 

1. Të ëmbël dhe me qumësht

Ata konsiderohen të qetë dhe miq të mirë. Këta persona janë në përgjithësi njerëz pozitivë.

2. Të hidhur

Ndërsa këto njerëz janë më të ftohtë dhe problemet i përballojnë në mënyrën më të mirë. Ata nuk përshtaten mirë në shoqëri. Kanë më shumë mundësi për të qenë lider.

3. Kafe Latte 

Zgjedhja e parazgjedhur e një gruaje në  karrierë. Ajo ka  një grumbull të butë të kafeinës, por pa kalori. 

4. Kapuçino

Sipas Dr. Ramani Durvasala, një psikolog i Los Angeles-it dhe autori i “You Are Ëhat You Eat”, ata që pinë kapuçino janë "kontrollues" dhe "tepër të ndjeshëm".  (e.c/noa.al)