Transmetuar më 13-12-2017, 15:19

Është shtyrë me rreth 15 minuta, seanca dëgjimore me kandidatët për Kryeprokuror të ri të vendit.

Shkak është bërë mungesa e paralajmëruar e opozitës, konkretisht PD e LSI, për të bojkotuar këtë seancë dëgjimore.

Ka qenë deputetja e mazhorancës Vasilika Hysi, që në emër të grupit të PS kërkoi 15 minuta pushim, për të konfirmuar nëse kolegët e opozitës do të marrin pjesë ose jo.

Kujtojmë se Kuvendi ka thirrur këtë të mërkurë seancë dëgjimore me 7 kandidatët që marrin pjesë në garën për kreun e ri të organit të Akuzës.

Ndërsa për opozitën, zgjedhja e Kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë është shkelje e hapur e Kushtetutës. (e.c/noa.al)