Transmetuar më 13-12-2017, 14:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij në sy të fëmijëve të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Novoselë të Vlorës ku në pranga ka rënë Amarildo Qarri, 33 vjeç.

Sipas policisë, ai ka ushtruar në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij L.M., 27 vjeçe, madje edhe në prani edhe të fëmijëve të tyre.

Për pasojë kjo e fundit ka marrë plagë në trup, ndërsa ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa 33 vjeçari ndodhet pas hekurave i vënë nën akuzë për veprën penale "dhuna në familje". (e.c/noa.al)