Transmetuar më 13-12-2017, 14:36

Këngëtari Devis Xherahu ishte sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku sprovoi veten në kuzhinë.

Xherahu tha se për të është hera e parë që gatuan, ndërkohë që nuk pranonte humbje duke u justifikuar me fatin e fillestarit.

Këngëtari rrëfeu se disa vite më parë fati i fillestarit e kishte bërë të fitonte 4.000 dollarë në një kazino në Las Vegas.

“Unë s’kam lidhje me gatimin, por mund të kem fatin e fllestarit, se në Las Vegas me fatin e fillestarit kam fituar me 20 dollarë, 4.000 dollarë. Unë kam një nënë të fiksuar pas gatimit dhe të dashurën po ashtu dhe nuk më është dashur të gatuaj. Por, kujdes fati i fillestarit mund të më shpëtojë”, tha Xherahu.

Këngëtari është i lidhur prej disa vitesh me ish-Missin, Ertemiona Mejdani.