Transmetuar më 13-12-2017, 14:29

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka komentuar situatën sa i përket Kryeprokurorit të ri, ku nuk i ka kursyer akuzat për Kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Doda e ka cilësuar Ramën një "gallataxhi", që po kërkon të fshihet pas ndërkombëtarëve për çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Por sipas ish-deputetes, nuk ka ambasador që merr përsipër shkeljen e Kushtetutës që po kërkon të bëjë mazhoranca për kreun e ri të organit të Akuzës.

“Përtej gjuhës vulgare të kryeministrit që arrin të bëjë gallatë edhe kur gjendja është tragjike, sot ai pa dashje e bëri një vetëdenoncim… Deklarata e fundit e gallataxhiut, duke tentuar të fshihej pas ShBA pranoi pa dashje që do një prokuror të përkohshëm në shkelje të Kushtetutës… Shkejen e Kushtetutës nuk ka Ambasador ta mbajë në kurriz…por ky është rasti kur ciceron, pastaj e mendon budallallëkun që ke cicëruar”,  shkruan Doda në Facebook.

Ish-deputetja i referohet një statusi në rrjetet sociale të Ramës këtë të mërkurë, ku përsëriste thirrjen për Lulzim Bashën për një pakt për Kryeprokurorin. (e.c/noa.al)