Transmetuar më 13-12-2017, 14:17

Këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë një dedikim emocionues për të shoqin Skerdi me rastin e ditës së tij të lindjes.

Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet e përqafuar me të shoqin.

Aurela i uron 100 vite të tjera bashkë me të dhe dy vajzat e tyre.

Ndërkohë poston edhe tekstin e një kënge që i ka dedikuar të shoqit:

"Të kam gjetur ty,

Ti se di sa shumë kërkova.

Unë me ty, s’do të thoja kurrë “u lodha”.

Ti tani, ti je rrahje e zemrës time,

Bashkë me ty, le të thinjet jeta ime. Edhe 100 vite me ne e për ne shpirt i shpirtit tim".

Aurela dhe Skerdi janë prindër të dy vajzave Grace dhe Abigail Isabel. /a.y/noa.al