Transmetuar më 13-12-2017, 13:47

Një vajzë e sapolindur, me zemër që rrihte jashtë trupit të saj, ka sfiduar mjekët dhe ka arritur që të mbjetojë pas lindjes.

Vanellope Hope u lind me një sëmundje të rrallë kongjenitale të quajtur ectopia cordis, ku zemra e saj është formuar jashtë gjoksit.

Sëmundja prek vetëm një në tetë milionë ku 10 prej tyre janë të dështuar të vdesin brenda tri ditëve.

Hope tani është 3 javëshe dhe për ta sjellë në jetë u angazhuan një ekip prej 50 mjekësh, mami dhe infermierësh në një operacion të rrallë por që rezultoi i sukseshëm në Britani.

Gjendja e rrallë e foshnjes u zbulua kur mamja e saj Naomi Findlay ishte 9 javëshe shtatzënë.

Prindërit e saj të lumtur, që hodhën poshtë këshillat e mjekëve për ta ndërprerë shtatëzaninë, treguan vajzën e “mrekullisë” që menduan se nuk do ta kishin kurrë.

Vanellope është duke u rikuperuar nga tre operacione të jashtëzakonshme për ta zhvendosur zemrën e saj nga jashtë gjoksit të saj brenda trupit./b.l/noa.al/