Transmetuar më 13-12-2017, 12:18

Disa banorë janë shqetësuar kur kanë konstatuar një person të ulur në stolin e një parku teksa binte dhe për këtë kanë lajmëruar me urgjencë një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë.

Por kur mjekët arritën në vendin e ngjarjes në Staffordshire, gjetën “pacientin” të cilin nuk mund ta ndihmonin, sepse në të vërtetë ai ishte një statujë.

Sipas mediave të huaja, e gjitha ndodhi pas një thirrjeje te 999 në orën 10:20 më 11 dhjetor, kur ekuipazhi i ambulancës së West Midlands nxituan në Brampton Park në Newcastle-under-Lyme, Staffordshire, ku besohej se një qytetar kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Por, në inspektim më të afërt, personi doli të ishte një skulpturë e ulur. Skulptura e përmasave të njeriut paraqet një grua duke lexuar një letër të dërguar nga Forcat e Armatosura duke e informuar atë se anëtarët e familjes kishin vdekur në betejë.

Statuja e njohur si “Zonja në Park” ka qenë në Brampton Park që nga nëntori 2014, kur është vendosur për të shënuar 100 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.