Transmetuar më 13-12-2017, 11:54

Një fshat i tërë në Serbi ka një problem të pazakontë: nuk ka gra për t’u martuar.

Madje është kaq real ky problem, aq sa mediat serbe i kanë kushtuar një reportazh fshatit Zabrdje të titulluar "Fshati pa gra".

Në reportazh shfaqen vëllezërit Jankoviç, banorët e fundit të fshatit të cilët thonë se kanë vendosur të nisen për në Shqipëri, për të gjetur nuse.

Madje njëri prej tyre ndalet edhe tek aftësitë seksuale të meshkujve në fshat dhe dallimin nga ata në qytet, kur thotë se meshkujt në fshat janë më të fortë.

“Vajzat nuk dëshirojnë të shkojnë në fshat dhe martohen në qytet, edhe pse meshkujt në qytet janë shumë të dobët. Nuk janë të fortë sikur ne. Kur një fshatar të jetë i çlodhur, kur merr një vajzë, “e copëton”. Mendoj në kuptim të seksit, ne jemi shumë më të fortë se sa njerëzit në qytet”, thotë njëri prej vëllezërve Jankoviç (e.c/noa.al)