Transmetuar më 13-12-2017, 09:07

Diego Armando Maradona ishte i ftuar në Kalkuta të Indinsë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që të kujton momentin kur El Pide de Oro ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.

Por sikurse në rastin e statujës së Cristiano Ronaldo, lë shumë vend për diskutim ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit.

Vetë Maradona, i ftuar për të zbuluar këtë statujë, u surprizua kur e pa për herë të parë.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, pasi vënë në diskutim cilësinë e portretit të Maradonës.

Maradona nuk është i vetmi pasi kohë më parë e njëjta histori ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon. Në momentin që u zbuluar statuja e CR7 linte shumë për të dëshiruar prandaj dhe autori e ribëri sërish atë./b.l/noa.al/.