Transmetuar më 12-12-2017, 23:15

Periudha e Dhjetorit është për shumë njerëz është një nga periudhat më të bukura.

Sigurisht kjo lidhet me festat e fundvitit.

Në këtë periudhë njerëzit janë më të ngrohtë dhe shkëmbejnë edhe dhurata me njëri tjetrin.

Ekspertët e horoskopit tregojnë se çfarë dhuratash pëlqejnë njerëzit që i përkasin shenjës sw Akrepit.

Akrepi është shenjë misterioze dhe i pëlqen të intrigojë me sharmin e tij të pabesueshëm. Ata që janë të pavendosur, mund të zgjedhin të brendshme seksi për femrat që me siguri do të vlerësohen shumë.

Po kështu atyre u pëlqejnë shumë librat me dedektivë dhe thriller. Ndërsa sa për ngjyrat, mos harroni se nuk do të pëlqehen shumë ato të ndezura, mos dilni nga ngjyrat tradicionale të kësaj shenje, e zeza dhe ngjyrat e errëta.

Po gjithashtu, do të preferohen edhe objekte të metafizikës, sepse ata janë shumë të magjepsur ndaj tyre.

Nëse nuk ia dilni dot me zgjedhjen e një veshjeje për dhuratë, duke shmangur të verdhën ose jeshilen, që nuk do të jenë ngjyra të pëlqyera, mund t’u jepni para dhe ata dalin vetëm për të blerë diçka./a.k/noa.al/