Transmetuar më 12-12-2017, 21:22

Një zjarr që përfshiu një fabrikë në Kinë, mori përmasa edhe më tragjike, kur mes flakëve u fut një burrë.

Të gjithë menduan se në ambientet e brendhsme kishte njerëz, dhe ai kishte shkuar për t’i shpëtar, por arsyeja që detyroi burrin të luftojë me flakët, ishte telefoni.

Pamjet janë shokuese teksa tregojnë momentin e ngjarjes, dhe më pas ai del si një “top zjarri” nga ambientet që po digjeshin.

Fabrika u përfshi nga flakët dhe siç raportojnë mediat kineze një prej punëtorëve të saj pasi doli kur ra alarmi, u rikthye mes flakëve për të marrë telefonin e tij.

Prej andej jo vetëm që nuk doli me telefonin e tij, por për pak rrezikoi të mos dilte fare. Raportohet se burri është shoqëruar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. /k.k/noa.al/