Transmetuar më 12-12-2017, 20:51

Është publikuar në media, dosja e plotë e vendimit të gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë  për ish-ministrin Saimir Tahiri, por që në publikimin e saj mungonin dy faqe.

Faqja 9 e saj është zbuluar pasi ishte censuruar nga mediat. Në të shkruhet për lidhjet e biznesmenit të arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro  dhe me dy patentat për mjete lundruese të Saimir Tahirit.

Në vendim shkruhet se:  Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjet, raporton "Panorama".