Transmetuar më 12-12-2017, 18:32

Edukatorja Suzana Brahimllari, e cila u dhunua sot nga drejtoresha e kopshtit në prani të fëmijëve të vegjël, ka marrë plagë në trup duke përfunduar në spital.

Siç shihet edhe nga fotografitë, edukatorja ka të nxira në pjesë të ndryshme të trupit si rrjedhojë e dhunës fizike të shkaktuar nga drejtoresha Laureta Asllani, të cilën e ka denoncuar në polici.

Vetë edukatorja ka treguar shenjat e dhunës në trup, ndërsa sqaron edhe pse ndodhi sherri.

 “Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, edukatorja Brahimllari ka lënë ambientet e spitalit. (e.c/noa.al)