Transmetuar më 12-12-2017, 18:16

Zyra e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dekretit nga Kuvendi "për tarfat gjyqësore".

Përmes një komunikate për mediat, zyra e Presidencës sqaron vendimin e marrë nga kreu i shtetit Ilir Meta, lidhur me kthimin për rishqyrtim të këtij ligji.

Sipas asaj që thuhet në reagimin e Presidencës, për këtë çështje në dokumentin arsyetues që shoqëron dekretin është dhënë në mënyrë të qartë dhe ezauruese arësyetimi kushtetuese duke bërë edhe referenca në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, se përse ky ligj shkel parimet e mbrojtura nga Kushtetuta.

Dhe duke shqyrtuar dokumentin e arsyeve të kthimit të ligjit rezulton se Presidentit i Republikës, e ka mbështetur vendimarrjen e tij, bazuar në këto argumenta kryesor; "Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar në ligjin nr.98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe, në krahasim me tarifat e sotme, ka një rritje drastike dhe të menjëhershme të tyre, gjë e cila paraqet rrezik të lartë, për vështirësimin e aksesit në drejtësi të shtresave në nevojë. 

Së dyti, mekanizmat e parashikuara në këtë ligj për mbrojtjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat e reja gjyqësore, nuk janë të përshtatshme, pasi mungojnë dispozitat e qarta që garantojnë mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara në këtë drejtim nuk garantojnë sigurinë ligjore. 

Së treti, parashikimet e këtij ligji nuk ndihmojnë në mënyrën e duhur për zgjidhjen e problematikës së financimit të pamjaftueshëm të sistemit gjyqësor, megjithëse ky ligj parashikon rritjen e tarifave në shërbim."

Ndërsa lidhur me votimin e mazhorancës për të rrëzuar dekretin e Presidentit, zyra e shtypin nënvizon se Kuvendi përdori forcën e kartonit, por duke mos qenë në gjendje të rrëzojë argumentimet e kreut të shtetit. "Nga debatet dhe argumentat mbi të cilat u mbështet vendimarrja e shumicës në Komisionin e Çështjeve Ligjore, u duk qartë se argumentat e paraqitura nga maxhoranca nuk mundën të rrëzonin gjetjet, konstatimet dhe vlerësimin kushtetues të Presidentit të Republikës. Edhe pse Komisioni i Çështjeve Ligjore në Kuvend, ka rrëzur dekretin e Presdentit, po vet ky Komision në mbledhjen e zhvilluar sot, de fakto ka pranuar një nga rekomandimet e dhëna nga Presidenti i Republikës, në arësyet e kthimit e ligjit, duke e bërë pjesë të shqyrtimit në të njëjtën kohë në të njëjtën seancë edhe Projektligjin tjetër “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti." Ndërkohë sa i takon arsyeve të tjera në lidhje me tarifat gjyqësore që sic pranohet nga vet anëtarët e maxhorancës, tashmë janë rritur ndjeshëm, këto tarifa nuk ndryshuan, dhe argumentat e Presidentit për ti rivlerësuar ato, me qëllim uljen e tyre, dhe garantimin e aksesit në sistemin e drejtësisë, nuk janë pranuar." thuhet në njoftimin për mediat

Ngelet për tu parë se sa do të cënohet në praktikë aksesi në drejtësi i shtresave në nevojë nga tarifat e reja gjyqësore që do të aplikohen, të cilat janë rritur në mënyrë drastike. (e.c/noa.al)