Transmetuar më 12-12-2017, 18:14

Mbyllen aplikimet për kandidaturat për t’u zgjedhur Kryeprokuror i përkohshëm, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Në përfundim të afatit ligjor, shtatë kanë qenë aplikimet për postin e kreut të akuzës.

Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Besnik Muçi, Granit Shehu, Ermira Tafani dhe Artur Sulemani janë në garë për të pasuar Adriatik Llallën në detyrë.

Të gjithë kandidatët do të zhvillojnë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Më pas, të shtatë emrat do të shkojnë në seancë plenare për t’u votuar.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Rama ka ftuar opozitën në dialog, por eksponentë të kësaj të fundit thonë se gjithçka është farsë, dhe akuzojnë kreun e qeverisë se po kërkon të kapë Prokurorinë. /k.k/noa.al/