Transmetuar më 12-12-2017, 18:01

Policia italianë ka bërë të mundur goditjen e një tjetër bande të trafikut të drogës, duke vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga ka rënë Viktor Dalipaj 42 vjeç, Arsen Hoxha 36 vjeç dhe italiani Giuseppe Russo 40 vjeç.

Mësohet se dy shqiptarët dhe italiani ishin kthyer nga Siçilia me një ngarkesë të konsiderueshme lënde narkotike.

Dhe gjatë kontrollit të ushtruar në dy makinat “Mercedez Class A”  dhe një  BMË blu që po lëviznin u zbuluan dhe sekuestruan 45 kg marijuanë e cila mendohet se do tju jepej shqipatrëve për ta trafikuar.

Shqiptarët dhe italiani u ndaluan në Katania ndërkohë që tashmë do të duhet të dalin para drejtësisë. (e.c/noa.al)