Transmetuar më 12-12-2017, 17:33

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga mbarimi i afatit në garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, zbulohet edhe kandidatura e shtatë zyrtare.

Ai është Artur Sulemani,  i cili ka dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe duke vënë kështu emrin në listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Përkohshëm.

Pak më parë kësaj liste ju shtua edhe Ermira Tafani, aktualisht prokurore në rrethin e Elbasanit.

Emrat e tjerë që kanë zyrtarizuar kandidaturat janë prokurori i Tiranës Granit Shehu, e prokurori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme Arqile Koça, Arta Marku, cila aktualisht është prokurore në rrethin e Shkodrës, si dhe Ferdinand Elezi, i cili është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka bërë me dije se aplikimet vazhdojnë deri pasditen e sotme në orën 18:00. (e.c/noa.al)