Presidenti i vendit Ilir Meta priti sot në takim ministrin e Drejtësisë së Italisë, ku gjatë këtij takimi dha një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, Presidenti informon se takoi ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shprehu mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë.
“Nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike paralamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane dhe në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”, u shpreh Meta.
Mesazhi i kreut të shtetit vjen në një moment, kur politika është përqendruar në zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Pavarësisht apeleve të shumta, deri më tani mes mazhorancës dhe opozitës nuk është gjetur gjuha e dialogut. /a.y/noa.al