Transmetuar më 12-12-2017, 17:21

"Në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka asnjë fjalë për shëndetësinë." AKuza vjen e drejtpërdrejtë nga opozita, më konkretisht nga deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Sipas demokratit, premtimi i bujshëm i Edi Ramës për shëndetësi falas është zhdukur nga fjalori i kryeministrit dhe ministarve dhe gjendja në shëndetësinë shqiptare vijon të ngelet e njëjta.

“Ajo që lexohet qartë është se ne Shqipëri do të ngelin vetëm 11 spitale në rrethe, të tjerat do të kthehen në "qendra shëndëtesore e urgjencë"!!! Spitale të rëndësishme si i Përmetit, Tepelenës, Lushnjes, Pogradecit, Sarandës etj, nuk do të funksionojnë me si të tillë!”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu. (e.c/noa.al)