Transmetuar më 12-12-2017, 16:50

E cilësuar si femra më e bukur me botë dhe ëndrra e shumë meshkujve, modelja me famë botërore Kate Upton, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me të dashurin e saj amerikan në një dasmë madhështore, gjatë muajit nëntor.

Më konkretisht 25-vjeçarja është martuar me lojtarin e bejsbollit Justin Verlander 35 vjeç.

Dasma e tyre është zhvilluar në Toskana të Italisë, ku Kate është dukur përrallore.

25-vjeçarja ndërroi dy fustane gjatë ceremonisë, ku në të dyja variantet duket mahnitëse.

Vetëm ditën e djeshme kanë dalë fotografitë nga dasma, të cilat noa.al i sjell në galerinë bashkëngjitur. /a.y/noa.al