Transmetuar më 12-12-2017, 16:10

Një shumë e madhe parash është grabitur në një banesë, natën mes të hënës dhe së martës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Konispolit, në banesën shtetases S. D., 57 vjeçe.

Gruaja pretendon persona të pa identifikuar, kanë vjedhur në banesën e saj 9500 euro.

E dëmtuara ka bërë denoncim në policinë e Sarandës, pak pasi ka zbuluar mungesën e parave në banesë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al