Transmetuar më 12-12-2017, 16:00

Në gjendje të rënduar psikologjike, dy persona kanë tentuar që ti japin fund jetës, në mënyrë tragjike.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, njëri i ndodhur në Berat dhe tjetri në Fushë Krujë, ku një djalë i ri dhe një burrë kanë pirë bar miu.

Rasti i parë është shënuar paraditen e së hënës, rreth orës 11:00. Në banesën e tij është vetëhelmuar me bar miu, 32-vjeçari L. Ç  (M), banues në Fushë Krujë.

I riu u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, por fatmirësisht pasi mori mjekim në spitalin “Nënë Tereza”, u largua për në banesë.

Rasti i dytë ka ndodhur pasditen e së dielës, më Berat. Rreth orës 18:00, në banesë, shtetasi S.V., 55 vjeç, në ndikimin e alkoolit, ka pirë bar miu.

Ai u dërgua në spitalin e Beratit nga të afërmit, ku pas  ndihmës së marrë nga bluzat e bardha u largua për në banesë.

Lidhur me të dyja rastet materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al