Transmetuar më 12-12-2017, 15:35

Kur rreth vetëm pak kohë ndan nga mbyllja e aplikimeve për pozicionin e kryeprokurorit, zyrtarizohet kandidatura e pestë.

Prokurori i Tiranës Granit Shehu, ka dorëzuar aplikimin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Por pak minuta para tij ishte Besnik Muçi është emri i katërt i cili ka aplikuar.

Muçi mban aktualisht postin e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Më herët mesditën  e sotme, ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën e tij, Arqile Koça. Ai rezulton prej vitesh punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

I pari që shpalli kandidaturën ishte Ferdinand Elezi, i cili është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ndërkohë ditën e djeshme zyrtarizoi kandidaturën e saj, edhe Arta Marku,  cila aktualisht është prokurore në rrethin e Shkodrës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka bërë me dije se aplikimet vazhdojnë deri pasditen e sotme në orën 18:00.

Pas dorëzimit të kandidaturave, dhe mbylljes se afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend, dhe me tej votimi i thjeshtë në Parlament. /a.y/noa.al