Transmetuar më 12-12-2017, 14:20

Këngët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i bëjnë festat më të këndshme dhe të mrekullueshme. Kështu, po ju zbulojmë “playliste”-ën e 5 këngëve më të bukura për festa dhe historitë e tyre përkatëse.

1. “Christmas Time Is Here Again”, The Beatles

Midis viteve 1963 dhe 1969, “the Beatles” u servirën fansave një dhuratë shumë speciale për Krishtlindje, një regjistrim, i cili nuk ishte i disponueshëm deri atëherë. Bëhet fjalë për këngën me titull “Christmas Time Is Here Again”, 6 minuta gëzimi, të cilat janë regjistruar në vitin 1967 posaçërisht për fansat. Megjithatë, kjo këngë nuk është lançuar deri në vitin 1995, kur u përfshi në albumin “Anthology”. Kënga është lançuar në CD e single-ave “Free as a bird”, por ky version u shkurtua në 3 minuta.

2. “Christmas All Over Again”, Tom Petty & the Heartbreakers

Kënga e Tom Petty, e titulluar “Christmas All Over Again” na kujton dy gjëra, sesa shpejt kalon një vit dhe sesa kompozitor i madh është Petty. E publikuar në vitin 1992, si pjesë e përmbledhjes me titull “Very Special Christmas”, një album i realizuar për qëllime bamirësie. “Christmas All Over Again” arriti të mbledh rreth 200 mijë dollarë, të cilat iu dhuruan atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Petty ka thënë se kjo këngë i atribuohej albumit të Phil Spector, me titull “A Christmas Gift for You”.

3. “Thank God It’s Christmas”, Queen

Këngët e Krishtlindjeve meritojnë të jenë të mëdha dhe dramatike dhe kush më mirë mund ta ofrojë këtë sesa mbreti i karizmës Freddie Mercury? Në fakt, kënga me titull “Thank God It’s Christmas” e Queen është shkruar nga kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor, por ata kishin një aftësi të veçantë që të shkruanin këngë në të cilat Mercury mund të transmetonte frymëmarrje plot jetë. “Thank God It’s Christmas” nuk u bë kurrë pjesë e një albumi të Queen, megjithatë atë mund ta gjeni në një përmbledhje hitesh të grupit të famshëm rock.

4. “Sock It to Me Santa”, Bob Seger & the Last Heard

Kënga me titull “Sock It to Me Santa” vjen drejtpërdrejt nga fantazmat e kaluara të Krishtlindjeve. E regjistruar në vitin 1966 kjo këngë ishte e vetmja e frymëzuar nga numri i James Brown “Papa’s Got A Brand New Bag”.

5. “Santa Claus Is Coming to Town”, Bruce Springsteen

Nuk do të quhej festë, nëse në të nuk përfshihet Bruce Springsteen, dhe “Santa Claus Is Coming to Town” është kënga më e vjetër e Krishtlindjeve. Ajo është realizuar në vitin (1934). Ndoshta Springsteen akuzohet për një zë paksa provincial dhe aq të gërvishtur saqë duket sikur lëshon britma, megjithatë në këtë këngë na ka ardhur i ëmbël dhe i butë. Kjo këngë ka ardhur në disa versione, në 1973 dhe në një tjetër regjistrim në 1975, i cili ka qëndruar më gjatë.