Transmetuar më 12-12-2017, 14:14

Dy persona të shumëkërkuar nga drejtësia, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Njëri prej të arrestuarve rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjatë ditës së sotme u vu në pranga Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane të Asti, kanë lëshuar urdhër arresti në 24 tetor dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

I arrestuari i dytë është Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste

Lidhur me të dy rastet materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al