Transmetuar më 12-12-2017, 14:02

Kohëve të fundit mediat kanë shkruar herë pas here për një ndarje të mundshme mes çiftit të këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta.

Por ditën e sotme këto zëra kanë marrë fund pasi, Bigu, Vesa dhe djali i tyre janë bërë bashkë.

Vesa bashkë me të birin kanë udhëtuar plot 32 orë për t’u bashkuar me kryefamiljarin, i cili prej disa muajsh ndodhet në Zelandën e Re.

Ka qenë Vesa ajo që ka publikuar një foto të Bigut dhe vogëlushit të tyre, ku shkruan “Më në fund”.

Prej muajsh Big Basta është larguar nga Shqipëria, por arsyen nuk e ka bërë me dije, ndërsa sot më në fund, ai ka pranë vetes edhe njerëzit që e plotësojnë. /a.y/noa.al