Transmetuar më 12-12-2017, 13:36

Festivali i 56-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pritet të riktheje elitën e artit dhe të kulturës shqiptare. 

Në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, do të ngjiten për të interpretuar emrat më në zë të muzikës shqiptare, që kanë bërë historinë e këtij festivali. E një ndër ta është edhe këngëtarja e mirënjohur Mariza Ikonomi. 

Mariza është një ndër artistet që do të prezantohet në festivalin e fundvitit që i dhuron fituesit, biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

“Unë” mban emrin kënga e Ikonomit që do të këndohet Live në fund të dhjetorit.

Përpos, Marizës në festival do të prezantohen edhe Elton Deda, Redon Makashi e disa emra të tjerë të njohur.