Transmetuar më 12-12-2017, 13:25

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, të akuzuar për trafik droge. Policia e shtetit fqinj, arrestoi Viktor Dalipaj 42 vjeç, Arsen Hoxha 36 vjeç dhe italianin Giuseppe Russo 40 vjeç.

Gjatë pasdites së 10 dhjetorit, në një makinë tip “Mercedes” klasi A, me ngjyrë gri, e cila po kthehej nga Siçilia u zbulua ngarkesa e lëndës narkotike.

Pas kontrolleve të bërë nga efektivët e policisë së Antirapine, bashkë me specialistët e antidrogës në makinën e cila mbahen nën vëzhgim në autostradën A/18 Catania- Messina, u bë zbulimi i lëndës narkotike.

Në bordin e makinës u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të paketuara me telefon, brenda së cilës kishte 45 kilogramë marijuanë.

Tre personat që ndodheshin në makinën e drejtuar nga italiani, u arrestuan nga policia, për trafikim të lëndës narkotike. /a.y/noa.al