Transmetuar më 12-12-2017, 13:17

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, komenton bllokimin e pasaportës së klientit të tij si dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit.

“Si kofini pas të vjelave”, e cilëson avokati Maks Haxhia, vendimin e marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas tij, nuk ka asnjë fakt të ri në hetimet ndaj ish-ministrit Tahiri.

“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatës e cila ka marrë vendim për ndalimin e klientit tim dhe sekuestrimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë apo të marrë masa për marrjen e një ase të tillë. Nuk ka asnjë vlerë. Ajo masë është si kofini pas të vjelave”, u shpreh Haxhia.

Avokati shton se një masë e tij nuk i shërben aspak hetimit, madje e cilësoi si qesharake sjelljen e Prokurorisë. /a.y/noa.al