Transmetuar më 12-12-2017, 13:05

Ministri i Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando, dha sot një konferencë shtypi të përbahskët me homologen e tij shqiptare, Etilda Gjonaj.

Pyetjes "çfarë prisni ju nga drejtësia shqiptare për dosjen Tahiri – Habilaj dhe a keni sjellë material shtesë për këtë dosje", Orlando u shpreh se nuk mund të komentojë veprimet e drejtësisë italiane, aq më tepër të asaj shqiptare.

“Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, aq më pak mund ta bëj me vendimet e magjistraturës shqiptare. Funksioni ynë është që shkëmbimi mes magjistraturave të bëhet në mënyrën sa më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo hetojmë në vend të prokurorëve, nuk duhet të bëjmë detyrën e tyre”, u shpreh Orlando.

Më tej ai i ka dhënë përgjigje interesit të gazetarëve edhe për dosjen ‘Habilaj", nëse Italia ka ende pikëpytje që mbetet për tu sqaruar me autoritet shqiptare.

"Në shkëmbimin e informacionit kemi raporte të shkëlqyera dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është nga më të mirët. Probleme që ekzistojnë janë mënyrat e vlerësimit të disa proceseve që janë zhvilluar bnë mungesë të të pandehurve, por edhe në këtë pikë mendoj se pas një ballafaqimi teknik edhe ky problem mund të zgjidhet", tha ai.

Sot Gjykata ka vendosur që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të mos dalë jashtë vendit pasi dyshohet se ka favorizuar një grup kriminal. /b.l/noa.al/