Transmetuar më 12-12-2017, 12:52

Policia e qytetit të Pizas në bashkëpunim me atë të Venecias kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, ndërsa janë ndaluar 12 persona. Operacioni policor i koduar me emrin "Chicken’s house" çoi në shkatërrimin e një bande trafikantësh shqiptarë që vepronte në veri të Italisë, me dëgëzime internacionale e që trafikonte drogë nga Shqipëria e Maqedonia.

Mediat italiane bëjnë me dije se ndaj 9 shqiptarëve është lëshuar urdhëri i arrrestimit me burg, ndërsa ndaj dy shqiptarëve të tjerë e shtetasit italian është dhënë urdhëri i detyrimit të paraqitjes në komisariatin e policisë.

Mësohet se baza logjistike e trafikantëve mes të cilëve shqiptarë, ishte një magazinë mes San Donà dhe Noventa. Atje ndodhet ofiçina e bosit shqiptar, një 40 vjeçar që jetonte në Sandonatese dhe menaxhonte trafikun, rrjetin e shpërndarjes dhe gjithë bashkëpunëtorët.

Aty janë gjetur edhe materiale të tjera dhe makineri që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike gati për transport dhe shpërndarje. Policia ka sekuestruar në dy vjet prej hetimeve për këtë rrjet rreth 80 kg heroinë të pastër.

Sipas përgjimeve të bëra, policia ka siguruar edhe biseda që shpërndarësit ankoheshin për cilësinë shumë të keqe të mallit, duke bërë tentativa për uljen e çmimit.

Krahas 9 shqiptarëve të arrestuarve janë caktuar edhe 10 kontrolle banesash në Venezia, Milano, Bolzano e Monza-Brianza, ndërkohë që shqiptarët e arrestuar thuhet se janë nga Elbasani, i cili cilësohet edhe si baza e tyre për trafikun.

Kjo bandë kishte mundur të krijonte degëzimet e saj në rajonet Toscana, Lombardia, Liguria. Puglia, Emilia Romagna e Tentino Alto Adige.

Droga mbërrinte në Itali me anë të automjeteve të modifikuara enkas për fshehjen e drogës e të pajisuar me aparate radio lokalizuese që mundësonin monitorimin e lëvizjes së tyre.

Automjetet drejtoheshin nga persona të pa dyshueshëm, të papërfshirë në vepra penale e me probleme ekonomike.

Hetimet e këtij operacioni janë koordinuar në bashkëpunim me autoritetet investigative shqiptare e maqedonase si dhe janë frut i disa takime operative të Drejtorisë së Antimafias italiane në Tiranë e në Ohër. /b.l/noa.al/