Transmetuar më 12-12-2017, 12:36

Presidenti Ilir Meta këtë të martë ka vendosur të shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, me kostum dhe kravatë.

Ai shihet majë malit, i veshur sportiv me tuta dhe atlete, ndërsa jep një mesazh të rëndësishëm.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një fotografi, ku tregon anën sportive të tij.

“Miq të dashur, Shqipëria jonë është e mbushur me male nga më të bukurit në botë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, të ndërgjegjësohemi për të mbrojtur e promovuar Alpet dhe malet tona, natyrën e mahnitshme, pyjet, lumenjtë e liqenet, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Meta.

Qysh nga momenti i marrjes së detyrës së Presidentit ai nuk ka reshtur së promovuari një stil jete të shëndetshme. /a.y/noa.al