Transmetuar më 12-12-2017, 11:40

Për pak kohë ajo pritet të bëhet sërish nënë, por ka një brengë në zemër që nuk bën dot pa e shfryrë.

Ish-banorja e Big Brother 7, Jona Kalemaj ka bërë një dedikim të ndjerë për vogëlushen që mban në bark. Ajo i kërkon ndjesë vajzës që pritet të vijë në jetë, se gjatë gjithë kohës ka dashur që të ishte djalë.

Jona e cila rreth tre më parë u bë nënë e së voglës Ejsi, tashmë pritet të bëhet sërish me vajzë.

Jona u bë nënë për herë të parë nga bashkëjetesa me të dashurin që njohu pas daljes nga “Big Brother”, një biznesmen nga Vlora, me të cilin u martua pak kohë më parë.

Postimi i Jonës në Instagram

“Është hera e parë që flas me ty “jetë” që akoma s’ke ardhur në jetë. Them hera e parë pasi ndoshta s’kam patur as guximin të të kërkoj falje për të gjitha mendimet dhe mosdëshirat e mia kur mora vesh gjininë tënde. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetëm e vetëm se nuk ishe djalë. Tamam sikur të isha nga ata meshkuj që duan vetëm djem. Se djemtë çoç do bëjnë në jetë. Ndryshe nga babai jot që kurrë nuk ka pyetur se çfarë ishe. Mjafton që ti të ishe mirë. E di “jetë” që akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse unë jam si shumica e këtij populli të mykosur në mendime që nëse lind djalë atëherë ti je një grua që pjell flori apo nëse ti lind djalë ti ke bërë një mrekulli. Ne jemi popull që urojmë gjithmonë “me një djalë” apo “tjetër herë me djalë” domethënë djali duhet domosdoshmërisht në jetë. Apo kur të thonë “hajd mos u mërzit se e re je dhe e treta e vërteta”.

Jo mor jo se s’janë më të mirë djemtë se vajzat. Vajzës i bërtet dhe maksimumi shkon e mbyllet në dhomën e saj duke përplasur derën e ndoshta dhe duke të të sharë që s’bën si prind, por punë e madhe. Djalit i bërtet dhe shkon e hap derën e jashtme të shtëpisë e nuk të vjen më. Eeeehhhh sa e sa gjëra kanë dallime mes tyre por kryesorja është shprehja që më kanë thënë dikur “djali im, është djali im deri sa të martohet, por vajza ime është vajza ime tërë jetën”. I paçi me jetë fëmijët çfarëdo që ti kini. Janë fëmijët tanë dhe asnjë ndryshim nuk ka nëse është djalë apo vajzë. Ndaj sot i kërkoj falje publikisht mrekullisë që rritet brenda meje. “Jetë” që mezi të presim në jetë… MË FAL” /a.y/noa.al