Transmetuar më 12-12-2017, 11:34

Vrau të riun shqiptar me armë zjarri, drejtësia italiane shpëton nga burgu pensionistinI shpëton burgut italiani që vrau shqiptarin Gjergj Gjoni. Gjykatësja e Milanos Teresa De Pascale, ashtu siç kërkoi Prokuroria, ka arkivuar hetimet për “vrasje nga pakujdesia”, akuzë në ngarkim të Francesco Sicignano.

Pensionisti italian në tetor të vitit 2015, qëlloi me armë zjarri 22-vjeçarin nga Puka, duke e lënë të vdekur.

Sipas hetimeve, i riu u fut në banesën e italianit për të vjedhur, ndërsa pensionisti ka vepruar për tu mbrojtur.

Ata që kundërshtuan vendimin i Prokurisë për mbylljen e hetimeve, të marrë në naj të 2016-ës, ishin familjarët e të riut.

I riu u vra nga italiani Francesco Sicignano në periferi të Milanos, i cili pas krimit tha se e kishte vrarë, pasi Gjoni kushte hyrë për ta grabitur.

Autoritetet italiane lejuan dërgimin e trupit pas kryerjes së procedurave të autopsisë që nxorën se i riu ishte qëlluar me një plumb pistolete në kraharor. Familjarët e 22- vjeçarit thanë në atë kohë se nuk do të kërkojnë autopsi tjetër, duke marrë për bazë atë të kryer në Itali./b.l/noa.al/

Mjekësia Ligjore në Milano: I riu shqiptar u vra me një plumb në zemër

Vrasja e djalit shqiptar, italiani Sicignano: Kush më kritikon, është idiot!

Bie akuza e krimit për vetëmbrojtje? I riu pukjan nuk ishte paguar nga vrasësi i tij

Vrasja e 22-vjeçarit në Milano, e fejuara: Dyshoj shumë se u bë për vetëmbrojtje

Apeli i dhimbshëm i familjes pukjane: Na ktheni trupin e djalit të vrarë në Itali