Transmetuar më 12-12-2017, 11:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë një vendim të rëndësishëm, lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet si i dyshuar për përfshirje në trafik droge, ditën e sotme Krimet e Rënda, vendosën që ti ndalojnë daljen nga Shqipëria.

Ky vendim u mor pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Kjo kërkesë u pranua nga Krimet e Rënda, pasi Tahiri përflitet në përgjimet e prokurorisë italiane si i përmendur nga përgjimet e bandës së “Habilajve”.

Ish-ministri po hetohet në gjendje të lirë, pasi Kuvendi nuk pranoi kërkesën për arrestimin e tij. /a.y/noa.al