Transmetuar më 12-12-2017, 10:55

Një djalë i ri nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë.

Në momentin që ai është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë, i riu nuk ka pranuar duke përdorur edhe dhunën ndaj efektivit të policisë. 

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Kryngritja e Fierit”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". /b.l/noa.al/