Transmetuar më 12-12-2017, 10:47

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se i ka grabitur një shumë parash një të moshuari. Mësohet se në pranga është vënë K.Sh., 17 vjeç banues në Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Peqin, pranë postës dyshohet t’i ketë vjedhur 20000 lekë të reja shtetasit I.K., 73 vjeç banues në fshatin Blinas,, Peqin.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, adoleshentit i është gjetur edhe 13 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në formë çokollate dhe 10500 lekë të reja që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.K., 15 vjeç banues në Peqin, pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se është personi i dyshuar që i ka shitur lëndën narkotike 17 vjeçarit K.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”  në ngarkim të shtetasit K.Sh dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të S.K. /b.l/noa.al/