Transmetuar më 12-12-2017, 10:07

Ajo që dikur kishte nisur si një lidhje dashurie, kohëve të fundit kishte ndryshuar shumë.

Një burrë në Divjakë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë të Lushnjes, ku 39 vjeçari Besnik T., ka dhunuar sistematikisht bashkëjetuesen e tij shtetases M.T, 25 vjeçe.

E reja e cila nuk e ka uruar dot dhunën ka bërë denoncimin në polici, ku 39 vjeçari ka përfunduar më pas në prangat e policisë.

Në deklaratën e saj para uniformave blu 25 vjeçarja ka deklaruar se kohët e fundit çifti ka pasur mjaft konflikte dhe mosmarrëveshje gjë që kishte çuar edhe në përdorimin e dhunës së tij ndaj saj.

Në këto kushte, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje"./b.l/noa.al/