Transmetuar më 12-12-2017, 09:56

Një 50-vjeçar nga Tirana, ka telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Aldo morning show”, ku i ka kërkuar moderatorit Aldon Lipe të njihej me një vajzë.

Ai rrëfeu historinë e tij, ku bashkëshortja të cilën e kishte marrë me blesëri, e kishte tradhtuar me të dashurin e vajzës.

Ai dëshiron të njihet me një tjetër dhe pse jo të provojë edhe dashurinë të cilën ende se ka provuar.

Për të kuptuar më mirë rrëfimin e tij dhe dëshirën për njohjen e një dashurie të re, ndiqni videon më poshtë të telefonatës së 50 vjeçarit.