Transmetuar më 12-12-2017, 07:45

Këngëtarja Arilena Ara ka një njoftim shumë të rëndësishëm për fansat e saj. Një vit më parë ajo publikoi hitin e saj “Nëntori”, që u kthye në hit botëror.

Tashmë Arilena ka publikuar në rrjetet sociale pesë projektet e saj të fundit. Ato do të vijnë si dhuratë për fansat e saj në festat e fundvitit.

Përveç pesë këngëve të njohura tashmë të këngëtares, "Aeroplan", "Business Class", "Vegim", "TokeRroke", "Nëntori" si dhe bashkëpunimit më Flori Mumajesit “Nallane”, këtij albumi të parë i shtohen edhe katër këngë të reja, për të cilat Arilena ka punuar me kompozitorin Darko Dimitrov.

Pas nëntorit, edhe muaji i festave do të ketë hapësirë në albumin e Arilenës. “Snow in December” është një këngë që do ta sjellë artisten më një stil të ri, larg nga nëntori i urryer. 

Po kështu edhe “Kido”, “Silver & Gold”, “Zemër”, “Të huaj” janë projekte të reja që do të vijnë ekskluzivisht bashkë me albumin e parë të artistes. Tekstet e këngëve të reja janë punuar me kujdes nga Lindon Berisha, por e reja këtë herë është edhe njëra prej këngëve, e cila është shkruar nga vetë Arilena.

Natyrisht, nuk mund të shpëtonte edhe një detaj shumë i rëndësishëm që e ka ndihmuar yllin e X Factor dhe këngët e saj të këndohen gjithandej: versioni anglisht. Edhe në album, dy tekste janë punuar në anglisht nga kompania e menaxhimit. Tani presim vetëm ditën kur do të na e sjellë Arilena dhuratën. /b.l/noa.al/