Transmetuar më 11-12-2017, 23:37

Në prag të festave të fundvitit, sheshi i Prishtinës ka marrë pamje mahnitëse nga dritat shumëngjyrëshe.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndezur simbolikisht dritat për festat e fundvitit në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Ahmeti tha se kjo është një prej periudhave më të mira të vitit.

“Sheshi tashi është plot me drita. Për dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi tashmë është bërë një atraksion i përvitshëm”, ka thënë ai për mediat vendase.

Në ceremoninë simbolike, Ahmeti shoqërohej nga fëmijët e tij, si dhe fëmijë të tjerë nga Prishtina./a.k/noa.al/