Transmetuar më 11-12-2017, 22:38

Vdekja tragjike e 20-vjeçarit shqiptar Klevis Sula në Islandë, është një dhimbje të cilën nëna e tij nuk mund ta besojë se ka ndodhur.

Natasha Sula tregon për "Stöð 2"  tha se djali i saj e kishte përshkruar Islandën si një vend tepër të sigurt dhe se i pëlqente shumë jetesa atje.“Ishte një djalë i mrekullueshëm dhe dëshironte të ndihmonte këdo. Fliste me superlativa për islandezët dhe i pëlqenin njerëzit atje”, tha nëna e të riut nga Çorovoda.

Natasha Sula udhëtoi drejt Islandës sëbashku me vëllain e 20 – vjeçarit pas sulmit me thikë që ju bë djalit të saj.

Ajo rrëfen për mediat se i biri i kishte folur për sigurinë në këtë vend, duke i thënë se asgjë nuk ndodhte kurrë atje.

“Nuk mendonim se kjo mund të ndodhte këtu. Klevis na kishte treguar se asgjë e keqe nuk ndodhte kurrë në Islandë. Ai kishte ardhur këtu për të punuar dhe për një jetë më të mirë”, tregon ajo mes lotësh dhe vuajtjesh

Sipas asaj që është publikuar në mediat vendase, por edhe dëshmive të miqve të shumtë të 20-vjeçarit në rrjetet sociale, vdekja e të riut erdhi pasi Klevisi iu afrua një burri që po qante, me gjasë për ta ndihmuar. Autori iu kthye duke e goditur me thikë atë, sëbashku me mikun e tij. Ky i fundit, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. (e.c/noa.al)